Da Vinci: Bota do të marrë fund më 4006

  • 23 July 2016 - 10:36
Da Vinci: Bota do të marrë fund më 4006

Leonardo di ser Piero da Vinci, i cili më shpesh njihet si Leonardo da Vinci, ishte dijetar i shumëfishtë italian i renesancës: piktor, skulptor, arkitekt, muzikant, matematikan, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartografist, botanist, si dhe shkrimtar. Ai konsiderohet si njëra ndër mendjet më të ndritura që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, transmeton gaztea Kosova Sot Online.

Por, për shumë njerëz, Da Vinci është edhe më shumë se kaq. Sikur edhe shumë njerëz të tjerë, për të mos thënë të gjithë, edhe Da Vinci ishte i interesuar rreth fundit të botës.

Sipas gazetares hetuese Sabrina Sforza Galitzia, Da Vinci parashikoi fundin e botës, i cili do të fillojë në formë të një përmbytjeje globale më 21 mars të vitit 4006 dhe do të përfundojë më 1 nëntor të vitit 4006. Sido që të jetë, ne nuk do të jemi gjallë për ta parë këtë.

(Kosova Sot)