Është gjetur një sferë misterioze në fund të detit

  • 30 July 2016 - 21:13
Është gjetur një sferë misterioze në fund të detit

Një mjet eksplorimi i detit të thellë, i drejtuar nga largësia, ka zbuluar një sferë të pazakontë nën një shkëmb. Misteri detar është zbuluar nga mjeti lundrues ‘Nautilus’ gjatë një ekspedite të para pak kohëve në grykën Arguello në afërsi të Channel Islands. Objekti i huaj është gjetur nën një shkëmb në më shumë se 15 mijë metra nën sipërfaqe të ujit. Hulumtuesit e përfshirë në ekspeditë, të cilët nuk kanë parë ndonjëherë një gjë të tillë, kanë sugjeruar se mund të bëhet fjalë për ndonjë lloj kërmilli të madh, transmeton gazeta Kosova Sot,

Për fat të mirë ekipi që ka drejtua nga largësia mjetin ia ka dalë që ta marrë organizmin për analiza të mëtutjeshme, të cilat mund të zgjasin deri në disa muaj para se të bëhet e ditur se çfarë është saktësisht ai.

(Kosova Sot)