Aborigjenët australianë, civilizimi më i vjetër në tokë

  • 28 October 2016 - 15:45
Aborigjenët australianë, civilizimi më i vjetër në tokë

Sipas një studimi të ri, aborigjenët australianë janë civilizimi më i vjetër i vazhdueshëm në fytyrë të dheut. Trashëgimia e tyre është e vjetër rreth 50,000 vjet, gjë që paraqet vetëm edhe një arsye tjetër, pse duhet t'i rishkruajmë tekstet e historisë. Kërkuesit shkencorë arritën deri te ky konkludim pas një analize të gjerë të ADN-së. Studimi shkencor, i cili u botua në revistën "Nature" dhe u udhëhoq nga profesori Eske Willerslev nga Universiteti i Kembrixhit, mohon se egjiptianët, sumerët, apo të tjerët të jenë civilizimi më i vjetër i njohur, duke thënë se ky titull u takon aborigjenëve australianë,transmeton gazeta Kosova Sot.
Shkencëtarët thonë se paraardhësit e aborigjenëve ishin njerëzit e parë që kaluan oqeanin.
 

(Kosova Sot)