Një UFO i afrohet shumë një shtëpie në Uashington

  • 02 July 2015 - 15:48
Një UFO i afrohet shumë një shtëpie në Uashington

Një djalosh nga Merillendi i Uashingtonit ishte zgjuar në ora 2:38 të mëngjesit të 12 marsit dhe kishte parë diçka shumë të pazakontë. Në murin e tij, aty shiheshin gjethe të bambusë, të cilat brenda pesë sekondave ishin shndërruar në hije. Djaloshi që ishte zgjuar nga zilja e telefonit të tij më pas ishte zgjuar dhe kishte hapur dritaret për të parë një objekt që shndriste, sikur të ishte yll. Djaloshi ishte pozicionuar në atë mënyrë saqë mund të vëzhgonte objektin nga reflektimi i xhamit të dritares dhe kishte vërejtur që objekti nuk lëvizi për 10 minuta.

Më pas objekti kishte filluar të largohej dhe djaloshi kishte shkuar për të marrë aparatin e tij fotografik dhe kur ishte kthyer ai kishte arritur të nxjerrë këtë foto. Përkundër faktit që kjo nuk ishte hera e parë që djaloshi kishte parë një dritë të ngjashme, ai më herët nuk kishte provuar që të fotografoj asnjëherë, pasi që objektet kurrë nuk kanë qenë kaq afër.  (Kosova Sot)