Vendet e çuditshme, të paeksploruara - Gangkhar Puensum

  • 22 January 2017 - 09:04
Vendet e çuditshme, të paeksploruara - Gangkhar Puensum

Gangkhar Puensum dmth "Maja e bardhë e tre vëllezërve spiritualë" dhe mendohet se ky është një lokacion mbinatyror.,rapoton Gazeta Kosova Sot 

Gangkhar Puensum është maja më e lartë, që ende nuk është pushtuar dhe gjendet në Butan. Ky mal ka një lartësi prej 7570 metrash dhe, për nga lartësia, gjendet në vendin e 40-të në botë. Deri tani dihet se janë bërë vetëm katër ekspedita në këtë mal: në vitin 1983, 1985, 1986 dhe në vitin 1994. Por, që të gjitha këto ekspedita ishin të pasuksesshme, kryesisht për shkak të të reshurave të mëdha, të rrethanave jo të qëndrueshme, apo të ngjarjeve "të çuditshme".

Për shkak të besimeve shpirtërore, qeveria e Butanit ka kufizuar ngjitjet në Gangkhar Puensum. Kjo ka bërë që Gangkhar Puensum të mbetet plot me mrekulli dhe mistere. Janë raportuar pamje të krijesës Jeti, të fantazmave, të dritave të çuditshme dhe të zhdukjeve të pashpjegueshme. 

(Kosova Sot)