Takimi me alienë me krahë

  • 07 July 2015 - 15:00
Takimi me alienë me krahë

Lokacioni: ishujt Galdar, Kanari në Spanjë

Data: 22 qershor, 1976; ora: 22:30

Fizikani Dr. Francisco Julio Padron ishte duke shkuar për në Galdar, në ishullin e madh Kanari, kur ai dhe shoferi i tij vërejtën një objekt sferik, me madhësi rreth sa një ndërtesë trekatëshe. Ai objekt kishte ngjyrë të hirtë në të kaltër, por ishte transparent. Afër qendrës së sferës gjendeshin dy krijesa më të gjata se 2 metra, të cilat ose kishin ngjyrë të kuqe, ose kishin veshur rroba të kuqe all. Fytyra e tyre ishte e ngjashme me atë të njerëzve, por sytë i kishin më të mëdhenj. Koka e tyre disi lironte njëfarë shkëlqimi. Në fund të duarve ata kishin zgjatime në formë krahësh, të cilat i përdornin me kujdes. Radioja e veturës ishte fikur dhe dëshmitarët e kësaj ngjarjeje kishin ndier një të ftohtë të madh. Më pas objekti u largua.

(Kosova Sot)