Shkrirja misterioze e kullës ruse

  • 28 July 2015 - 18:38
Shkrirja misterioze e kullës ruse

Kulla ruse Zverev, e cila gjendet buzë detit Baltik, në Kronstatin verior, sot është një gërmadhë. Atë e kishte ndërtuar në vitin 1860 inxhinieri Konstantin Zverev. E vetmja gjë për çka kjo ndërtesë vazhdon të jetë interesante, është brendësia e saj, ku muret duken sikur të ishin nga çokolata e shkrirë, e cila vetëm sa nuk ka pikur. Inxhinieri Zverev ishte i njohur sepse e përdorte edhe asfaltin si material ndërtimor. Në vitin

1970 në këtë kështjellë kishte shpërthyer një zjarr i hatashëm, që kishte zgjatur disa javë. Pasi që përfundimisht ai ishte shuar, bodrumi i kështjellës ishte krejtësisht i ndryshëm. Zjarri kishte qenë aq i nxehtë, sa që kishte shkrirë edhe tullat, të cilat tani duken si stalaktite të shpellave. Ushtria sovjetike kurrë nuk ka bërë me dije se çfarë ishte materiali i cili ishte djegur me javë të tëra aty. Te zjarri normal kurrë nuk shkrihen tullat. Për të ndodhur një gjë e tillë, temperatura duhet të jetë 1800 shkallë celsius. Zjarri kurrë nuk arrin temperaturën më të lartë se 1100 shkallë celsius. Prandaj, ka të tillë që mendojnë se aty kishte një armë sekrete.  

(Kosova Sot)