Shkencëtarët mbajnë sekret zbulimin e tyre në Egjipt

  • 29 July 2015 - 11:27
Shkencëtarët mbajnë sekret zbulimin e tyre në Egjipt

Është diskutuar me dekada të tëra rreth asaj se si ishin në gjendje egjiptianët e lashtë, por edhe civilizimet e tjera, që të ndërtonin piramida aq të larta dhe të mëdha, në një kohë kur nuk ekzistonin shumë zbulime shkencore, të cilat i kemi sot. Kur nuk kishte makineri dhe kur çdo gjë thuajse duhej të bëhej me dorën e njeriut. Gjithmonë ka pasur të tillë që thoshin se civilizimet e lashta kishin arritur një nivel të lartë të teknologjisë, por këta zëra ishin të pakët dhe thuajse fare të besueshëm. Por, kohëve të fundit janë duke u bërë gjithnjë e më shumë zbulime, të cilat konfirmojnë pohimet e tyre.

Brenda një sistemi tunelesh që janë bërë nga gurët gëlqerorë, në shkretëtirën e Egjiptit, gjenden më shumë se 20 gurë masivë të granitit, me formë precize, të cilët paraqesin enigmë të vërtetë. Gjithnjë e më shumë është duke u bërë e qartë se ata janë shembuj të teknologjisë së lartë antike, të krijuar para dinastive egjiptiane. (Kosova Sot)