A është vjedhur nga muzeu i Irakut dëshmia e ekzistimit të alienëve?

  • 31 July 2015 - 12:33
 A është vjedhur nga muzeu i Irakut dëshmia e ekzistimit të alienëve?

Muzeu kombëtar irakian në Bagdad ishte plaçkitur në vitin 2003, pak pasi që forcat amerikane e morën qytetin. Me këtë rast u vodhën rreth 15,000 eksponate të civilizimeve të vjetra të Babilonisë dhe Mesopotamisë. Rreth 7000 artefakte më pas janë rikthyer në muze, por ai ende nuk është hapur për publik. Vjedhësit e veprave besohet të kenë qenë agjentë të tregut ndërkombëtar të antikiteteve. Në janar të vitit 2005, tri vula cilindrike ishin konfiskuar nga Dogana e SHBA-së dhe ishin rikthyer në Irak. Në dhjetor të vitit 2005, 36 artefakte ishin siguruar nga tregu i zi.

Qendra kombëtare kërkimore e Italisë ka krijuar një ekspozitë virtuale të muzeut dhe të shumicës së lokaliteteve arkeologjike të vendit. Thuhet se, në mesin e veprave të vjedhura artistike, ishte edhe një statujë aliene, e cila përmbante në vetvete teknologji të avancuar.

(Kosova Sot)