“Qeni dreq” konfiskohet nga autoritetet meksikane

  • 01 August 2015 - 11:49
“Qeni dreq” konfiskohet nga autoritetet meksikane

 

Një amerikan i ri ka treguar se, derisa ishte në Meksikë, kishte vrarë diçka të çuditshme. Ngjarja kishte ndodhur afër kufirit të Teksasit me Meksikën, në anën meksikane. Ishin një grup prej 4-5 të rinjve që kishin dalë për gjueti. Pasi që ishte bërë terr, ata kishin ndezur një zjarr dhe kishin filluar të bisedonin. Pas pak, ata kishin dëgjuar një ulërimë të çuditshme. Në fakt, ajo ishte një ulërimë si e përzier me lehje, thjesht një zhurmë të cilën ata kurrë nuk e kishin dëgjuar më parë. Disa prej tyre kishin marrë bateritë me dritë, e disa të tjerë pushkë. Ata filluan të shkonin në drejtim të zërit, derisa u larguan rreth 100 metra nga kampi. Më pas, për habinë e tyre, ata panë tre palë sy që shkëlqenin. Ata gjuajtën dhe e vranë njërin nga ta. Ata nuk mund të thoshin se çka kishin vrarë. Sido që të jetë, ai që ngjan me një qen të deformuar, u konfiskua nga autoritetet. 

(Kosova Sot)