Ishulli më i frikshëm në Tokë fsheh një sekret, shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm - Planeti X - Kosova Sot
Ishulli më i frikshëm në Tokë fsheh një sekret, shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm

Ishulli më i frikshëm në Tokë fsheh një sekret, shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm

Një zbulim i papritur është njoftuar nga një grup shkencëtarësh, të cilët kanë gjetur një “kontinent humbur” nën ishullin Mauritius në Oqeanin Indian.

Mësohet se ky ishull tropikal u formua nga llava e vullkaneve 9 milion vjet më parë.

Pas një sërë kërkimesh së bashku me një ekip gjeologësh, u zbulua se ishulli ishte në të vërtetë maja e një “super-kontinenti” të pazbuluar 200-milion-vjeçar 

Kontinenti i “Gondëana” u nda për të formuar Jugut, Afrikën, 2 Amerikat, Antarktidën, Indinë dhe Australia rreth 180 milion vjet më parë.

Por duket se ai qënka “fshehur” poshtë ishullit Mauritus, i cili gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit, shkruan “The Independent”.

Ai të krijon përshtypjen se rrethohet nga një ujëvarë gjigante, por bëhet fjalë për depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drej thëllësisë së oqeanit.

Duket se ky ishull i jashtëzakonshëm, paska fshehur një sekret të madh.

Autori kryesor i studimit, Lewis Ashwal shprehet se:

Toka është e përbërë nga dy pjesë , kontinentet, që janë të vjetra, dhe oqeanet, që janë të rinj.
Në kontinente mund të gjesh shkëmbinj që janë më shumë se katër miliardë vjet të vjetër, por nuk mund të gjesh asgjë të tillë në oqeane, pasi aty janë formuar shkëmbinj e rinj.

Kohët e fundit studiuesit kanë gjetur një mineral miliarda vite të lashtë në shkëmbinjtë që gjenden në ishullin e Mauritiusit.

Ai është një ishull, ku gjenden shkëmbinj 9 milion vite të vjetër.

Megjithatë, duke studiuar shkëmbinj e ishullit, kemi gjetur kore që datojnë para miliard vjetësh”.

(Kosova Sot)

12 orë e 31 minuta më parë
17/12/18