Lindja e Dreqit nga Xhersi

  • 28 January 2018 - 09:31
Lindja e Dreqit nga Xhersi

Atë natë të vitit 1735 ishte një stuhi e madhe. Nëna Leeds ishte vendosur në shtrat për të lindur. Dhoma ishte plot me gra të fshatit, të cilat ishin mbledhur për t’i ndihmuar asaj, më shumë nga kureshtja, sesa nga vullneti i mirë. të gjitha ato kishin dëgjuar zëra se Nëna Leeds ishte përfshirë në magji dhe se ishte përbetuar se do ta lindte një djall. Tensionet u rritën pasi që filloi të lindte bebja. Shumë prej grave u dëshpëruan kur panë se bebja e lindur ishte normale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, pas pak minutash, para syve të tyre, bebja filloi të ndryshonte. Gratë filluan të bërtisnin pasi që bebja u rrit me të shpejtë, duke u bërë më e madhe sesa një njeri, duke i ngjasuar një dragoi, me kokë si të kalit, me trup si të gjarprit e me krahë të lakuriqit. Pasi që u rrit në tërësi, dragoi filloi t’i rrihte gratë me bishtin e tij të trashë. Pasi që lëshoi një zë të trishtuar, ai doli nga oxhaku dhe u zhduk në stuhi. Thuhet se edhe sot e kësaj dite Dreqi i Xhersit shihet në malet me pisha.

(Kosova Sot)