E frikshme: Zogjtë marrin formën e fytyrës së Putinit

  • 05 September 2015 - 15:44
E frikshme: Zogjtë marrin formën e fytyrës së Putinit

Data: gusht 2015

Vendngjarja: Nju Jork, SHBA

Disa alienë kanë aftësinë që t’i lëvizin disa gjëra dhe t’ju japin atyre forma, sikur që është tymi, retë, apo masat e krijesave të vogla, sikur që janë zogjtë. Ndonjëherë ata mjafton që ta mendojnë ndonjë gjë, e mendimi i tyre të ndikojë te objektet dhe gjallesat, duke marrë formën e dëshiruar nga ta. Alienët shpesh komunikojnë në këtë mënyrë dhe shpezët duket se nuk e kanë problem që ta kuptojnë këtë formë të komunikimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky mund të jetë shpjegimi i dukurisë së frikshme dhe të pashpjegueshme, kur një tufë zogjsh në Nju-Jork u pa duke marrë formën e fytyrës së presidentit rus. Për më tepër, kjo pamje u transmetua nga një rrjet TV rus. Ekziston edhe video incizimi, që në “YouTube” është postuar nga Sheryl Gilbert. 

(Kosova Sot)