U zgjua nga koma pas 12 vitesh, ajo që zbuloi ishte e tmerrshme

  • 12 April 2019 - 16:38
U zgjua nga koma pas 12 vitesh, ajo që zbuloi ishte e tmerrshme

Çfarë do të bënit nëse do të ishit të bllokuar në trupin tuaj, me trurin në gjumë, pa ndonjë aftësi komunikimi? Në vitin 1988, Martin Pistorius nga Afrika e Jugut ishte një djalë tipik që donte të luante me pajisje të ndryshme, kryesisht me transistorë, televizorë etj.

Fëmijëria e tij idilike u ndërpre papritur nga një sëmundje misterioze – në moshën 12 vjeç, një ditë u kthye në shtëpi nga shkolla me dhimbje të fytit, por nëna e tij nuk i kushtoi shumë vëmendje duke menduar se ishte thjeshtë një ftohje që do të kalonte me pak mjaltë dhe çaj. Gjendja e tij u përkeqësua shpejt deri në atë masë sa ai nuk mund të ecte dhe as të fliste.

Mjekët supozonin se ai po vuante nga meningjiti dhe para se të mund të bënin ndonjë gjë, djali ra në koma. Në vitet pasuese, Martin nuk ishte në dijeni të ndonjë gjëje, ai ishte në koma të thellë. Familja e tij organizoi kujdes të veçantë për të – nga larja, ushqimi përmes tubave dhe i gjithë kujdesi tjetër i nevojshëm. Kur ishte 16 vjeç, Martin u zgjua papritur. Ai u bë i vetëdijshëm për gjithçka që po ndodhte në rrethinën e tij. Megjithatë, ai nuk mund të lëvizte, të komunikonte me familjen e tij, ose në asnjë mënyrë t’ua bënte me dije atyre se ishte “atje”. Deri në atë kohë, në trupin e tij kishin kaluar tetë vjet robëri.

Pasi që nuk kishin mundësi që pasditeve të kujdeseshin për të, prindërit e lanë nën kujdes të  një Instituti Special. Në një dokumentar të veçantë, familja Pistorius dhe vetë Martin zbuluan historinë e tij të pazakontë.

“E urreja Qendrën e Kujdesit, ata ishin të tmerrshëm ndaj meje. Babai im pasi u zgjova dhe i zbulova të gjitha, i raportoi. Ata nuk bënin asgjë për mua, më tërhiqnin nga flokët, më goditnin me një lugë metalike kur refuzoja të haja. Shpesh më godisnin dhe silleshin sikur nuk ishin njerëz”, tha Martin. Përveç kësaj, ai u ankua edhe për abuzim seksual nga një pjesëtare e qendrës…

Nga të gjitha ato që ai përjetoi në trupin e tij të burgosur në koma, momenti më i keq ishte kur dëgjoi fjalët e tmerrshme që tha nëna e tij. Në një moment ajo qëndroi pranë tij, duke e fshirë atë me një leckë dhe duke shikuar trupin e tij të pajetë, kur tha: “Shpresoj të vdesësh”. Martin e dëgjoi dhe i nguliti këto fjalë në kujtesën e tij. Megjithëse ishte tmerrësisht i pikëlluar atëherë, ai sot i kupton fjalët e nënës së tij.

Pas shumë vitesh në komë, disa punonjës filluan të vërejnë ndryshime në sjelljen e tij. Menjëherë ata njoftuan prindërit e tij, ndërkohë që Martin, kur ishte 25 vjeç, mori një kompjuter me një softuer komunikues, me të cilin ai edhe sot komunikon me njerëzit. Ai arriti të përmirësonte lëvizjet e tij me terapi të ndryshme dhe në vitin 2008 prezantoi gruan e tij të ardhshme, e cila u transferua në Mbretërinë e Bashkuar.

Për çdo vit ai bën të paktën disa përparime, kështu që ai arriti të rimarrë kontrollin e duarve dhe zërit të tij dhe në vitin 2011 shkroi autobiografinë “Djali i Fantazmë, i cili pritet të realizohet edhe si film.

(Kosova Sot)