Ligjet më të çuditshme në botë

  • 02 May 2019 - 08:04
Ligjet më të çuditshme në botë

1. Në viktoria të Australisë, poçi elektrik duhet ndërruar nga profesionistët

Në Viktoria të Australisë, edhe punët më të thjeshta të shtëpisë duhet të kryhen nga profesionistët. Kjo vlen edhe për ndërrimin e një poçi elektrik, pasi që, nëse një australian që jeton në Viktoria kapet duke e ndërruar vetë poçin elektrik i njëjti do të gjobitet me dhjetë dollarë australianë, që i bie rreth 7 euro.

2. Në Arabi Saudite, femrat nuk lejohen të vozisin vetura

Në Arabi Saudite, femrat nuk mund ta marrin lejen e vozitjes, pasi që nuk kanë ku ta përdorin një dokument të tillë. Për një kohë të gjatë, femrat nuk kanë pasur as të drejtë vote, megjithatë është thënë që atyre do t'iu lejohet e drejta e votës në vitin 2015. Shpresojmë që një gjë e tillë të ndodh.

3. Në Japoni është e jashtëligjshme të jesh në mbipeshë

Kjo është më të vërtetë ironike kur dihet që kanë qenë pikërisht japonezët ata të cilët e kanë zbuluar mundjen e sumove. Ndonëse, kushdo që e shkelë këtë ligj, nuk dënohet, ky ligj është bërë për t'iu bërë presion japonezëve, të cilët, nëse janë me mbipeshë, e kanë shumë më të vështirë të pranohen në punë.

4. Çamçakëzi është i ndaluar në singapor

Me shumë gjasë ky është ligji më i çuditshëm në botë pasi që është e vështirë të besohet që përtypja e çamçakëzit, në një vend të civilizuar, mund të të çoj në burg. Si rrjedhojë, nëpër Singapor është e ndaluar të shiten çamçakëzë të thjeshtë dhe çamçakëzët e vetëm që mund të blihen janë ata me nikotinë, për blerjen e të cilëve duhet ta kesh një recetë të mjekut.

5. Në Britani ka qenë e kundërligjshme të vdesësh në parlament

Kjo është një rregull e çuditshme: Nëse e ke plan të vdesësh, qëndro larg Parlamentit të Britanisë! Megjithatë, ky ligj nuk vlen më, mirëpo, në të kaluarën, kushdo që ka vdekur në parlament ka marrë një respekt shtesë nga udhëheqësit e vendit, duke u varrosur me ceremoni shtetërore. Andaj, përgjegjësit e sigurisë është dashur të jenë shumë vigjilentë kur ka ardhur momenti i vendosjes se kush duhet futur brenda e kush jo.

6. Është ilegale të mbesësh pa karburant në autostradat e Gjermanisë

Kjo do të thotë se, nëse je në ndonjërën prej autostradave të Gjermanisë, duhet të sigurohesh që rezervuari është përplot karburant. Nëse rastësisht ndodh që të mbesësh pa karburant në autostradat e Gjermanisë, duhet thirrur shërbimin përkatës, për të të nxjerrë jashtë dhe si rrjedhojë do ta pësosh një gjobë prej rreth 80 eurosh, gjobë e cila arsyetohet me faktin që keni vënë në rrezik jetën e shoferëve të tjerë.

7. Divorci është ilegal në Filipine dhe Vatikan

Po, në Filipine dhe në Vatikan asnjë çift nuk mund të shkurorëzohet. Në fakt, këto janë dy shtetet e vetme në botë, ky divorci vazhdon të jetë i ndaluar me ligj. Madje, në edhe Filipinet kanë disa lëshime, pasi që myslimanët mund të shkurorëzohen në këtë shtet, për shkak të disa specifikave në ligj, mirëpo në Vatikan, asnjë person nuk është i lejuar të shkurorëzohet, pa marrë parasysh përkatësinë e tij fetare, apo rrethanat. 8.

Në Florida është ilegale të lironi gazra pas orës 18:00 Nëse jeni në Florida dhe keni nevojë të liroheni nga presioni i gazrave në stomak, është shumë e rëndësishme ta shikoni orën, pasi që, nëse koha është para orës 18:00, atëherë një gjë të tillë mund ta bëni lirshëm, mirëpo, nëse ora e ka kaluar orën 18:00, atëherë duhet ta gjeni një vend shumë privat - preferohet të jetë shtëpia juaj - pasi që, në të kundërtën, nëse dikush ju denoncon për një gjë të tillë, do të gjobiteni.

(Kosova Sot)