Një ufo rrotullues është parë mbi Londër

  • 04 May 2019 - 11:10
Një ufo rrotullues është parë mbi Londër

Një banor i kryeqytetit britanik ia ka dalë që të bëjë disa foto të një objekti misterioz me ngjyrë të errët, që është parë mbi këtë qytet.

Pamjet janë bërë në pasditen e hershme të 28 prillit të këtij viti dhe ato shfaqin një fluturake të çuditshme, në formë kubeje, që rrotullohet në ajër.

Dëshmitari pohon se objekti ndryshonte edhe ngjyrën derisa rrotullohej dhe, pas rreth 5 minutash, ai u largua në drejtim të zonës së Hajbërit dhe Islingtonit.

Qyshkur janë paraqitur, këto foto kanë ngjallur një interesim të madh, meqë përdoruesit e internetit kanë filluar me të madhe të pyesin se për çka mund të bëhet fjalë. Disa ekspertë të UFO-ve kanë shprehur dyshimin se mos bëhet fjalë për ndonjë fluturake të re ushtarake, e cila, sipas tyre, është duke u testuar tani, pas keqësimit të situatës në Ukrainë, respektivisht me Rusinë. 

(Kosova Sot Online)