Alienët ekzistojnë! Shkencëtarët zbulojnë organizma jashtëtokësorë

  • 05 maj 2019 - 09:43
Alienët ekzistojnë! Shkencëtarët zbulojnë organizma jashtëtokësorë

Sipas shkencëtarëve, kjo është fotografia e parë e një krijese jashtëtokësore, e cila, sipas ekspertëve, është dëshmia më e re që sugjeron se alienët ekzistojnë.

Kjo krijesë aliene është zbuluar falë magneteve të fuqishme të cilat ishin në gjendje që të kapnin grimcat tejet të vogla që rrinë pezull në gjithësi: grimca në formë demi është një organizëm i plotë i gjallë, thonë shkencëtarët.

Milton Wainwright, profesor në Qendrën e Universitetit të Bakingamit për astrobiologji, thotë se tani pa dyshim mund të thuhet se alienët ekzistojnë, apo thënë më shkencërisht, ekziston jeta edhe jashtë planetit tonë. Professor Wainwrigh thotë se në foto shihet një kristal i kripës, në të cilin gjendet krijesa bizare me brirë.

(Kosova Sot Online)