E ka pasur puna e njerëzimit, nuk ka më shpëtim për ne!

  • 09 May 2019 - 08:48
E ka pasur puna e njerëzimit, nuk ka më shpëtim për ne!

Shkencëtarët amerikanë tërheqin vërejtjen se klima tanimë ka ndryshuar, dhe se njerëzimi ka kaluar pikën nga e cila nuk ka më kthim prapa.

Pasi që kanë analizuar të dhënat shkencore, të mbledhura gjatë 40 viteve të fundit, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë tërheqin vërejtjen se shkrirja e mbulesës së akullt në Antarktikun perëndimor, është proces i pandalshëm.

Antarktiku perëndimor përmban dhjetë për qind të sasisë të gjithëmbarshme të akullit në Antarktik dhe, nëse vazhdon që të shkrihet kjo sasi e akullit, atëherë niveli i detit do të rritej për 4.6 metra, gjë që do të shkaktonte përmbytjen e qyteteve bregdetare. Disa shkencëtarë megjithatë janë më optimistë, duke thënë se njerëzimit ende nuk i ka ikur treni i fundit.

(Kosova Sot Online)