Zbulon se e tradhtoi me një tjetër, e dashura hakmerret në mënyrën më të keqe

  • 11 May 2019 - 21:49
Zbulon se e tradhtoi me një tjetër, e dashura hakmerret në mënyrën më të keqe

Një vajzë e quajtur Liza donte të provokontë të dashurin e saj pasi dyshonte se ai e tradhëtonte. Liza punësoi një modele për të joshur të dashurin e saj Daniel, për të parë sesa besnik do tregohej ai.

Modelja i kërkon Danielit që t’i lyejë shpinën me krem dhe e pyet nëse ka një të dashur. Danieli mohon të ketë të dashur dhe i propozon modeles që të bëhet e dashura e tij.

Ndëkohë e dashura e Danielit shikon skenën nga shtëpia dhe zbulon se i dashuri i saj nuk është i ndershëm me të. Në këto kushte ajo vendos ta tradhëtojë me shokun e tij të ngushtë Silver.

Danieli pasi ka marrë vesh të vërtetën, e ka akuzuar të dashurën e tij se ajo e ka punësuar modelen vetëm si justifikim për t’u lidhur Liza me shokun e tij të ngushtë.