Trevjeçari i rimishëruar dëshmon për vrasësin e tij

  • 16 May 2019 - 16:16
Trevjeçari i rimishëruar dëshmon për vrasësin e tij

Djaloshi kishte lindur në një regjion në mes të Sirisë dhe Izraelit, ku kultura e pranon teorinë e rimishërimit si një fakt të pakontestueshëm dhe ndonëse tregimi i tij është mjaft kontrovers është shumë e vështirë të cilësohet si thjesht një fabrikim. Sipas dëshmisë së Dr. Eli Lasch, i cili ka qenë dëshmitar i zhvillimit të këtyre ngjarjeve, djaloshi kishte lindur me një shenjë të kuqe kokë, shenjë që për shumë njerëz është e lidhur me mënyrën sesi ai person kishte vdekur në një jetë tjetër. Kujtimet nga e kaluara Teksa rritej, djaloshi kishte filluar të kujtonte shumë detaje në lidhje me jetën, në të cilën ai pretendonte që kishte jetuar. Në fillim askush nuk besonte që një fëmijë kaq i vogël do të mund të kujtonte të gjitha këto gjëra nga jeta në të kaluarën, ndonëse, siç thamë edhe më herët, banorët e atij vendi besonin fuqishëm në botën paraprake.

Djaloshi kishte filluar të fliste për fshatin, në të cilin kishte jetuar, ndërsa më vonë i ishte kujtuar edhe mënyra sesi kishte vdekur, ai thoshte që një burrë e kishte goditur në kokë me sëpatë. Prindërit së bashku me ekipin, i cili kishte punuar me djaloshin, e kishin marrë atë për ta dërguar në fshatin, në të cilin pretendonte që kishte jetuar dhe më të shkuar atje, ai kishte filluar të kujtojë edhe më tepër detaje të ekzistencës së tij të mëhershme, në mesin e të cilave djaloshi kujtonte emrin, me të cilin kishte qenë i pagëzuar, si dhe emrin e personit që ai pretendonte se e kishte vrarë. Për habi të të gjithëve, personi me atë emër jetonte pikërisht në fshatin, në të cilin djaloshi thoshte që kishte jetuar dhe më t’u takuar edhe vrasësi edhe djaloshi e kishin njohur njëri-tjetrin. Megjithatë, duke parë rrethanat, vrasësi nuk kishte pranuar asnjë pohim të vogëlushit, mirëpo fytyra e tij ishte zbehur kur e kishte parë të gjallë njeriun që e kishte varrosur me duart e veta!

Gjetja e provave Të gjithë kishin filluar të dyshojnë në njeriun, për të cilin djaloshi pretendonte që kishte qenë vrasësi i tij, mirëpo në mungesë të provave, askush nuk mund ta drejtonte gishtin me bindje. Kështu kishin kaluar disa ditë, derisa djaloshit i ishte kujtuar vendi, në të cilin ishte varrosur! Bashkë me prindërit dhe hulumtuesit, ai kishte shkuar në një lëndinë, ku gjendej një varr i vetmuar dhe pas gërmimit ishin gjetur eshtrat e një personi, i cili ishte vrarë si pasojë e goditjes me sëpatë. Duke i parë të gjitha këto prova, vrasësi i djaloshit ishte dorëzuar, duke pranuar që çdo fjalë e djaloshit kishte qenë e vërtetë. 

(Kosova Sot Online)