Shkencëtarët: Ëndrra për të qenë i ri përgjithmonë, mund të realizohet shpejt

  • 23 maj 2019 - 09:45
Shkencëtarët: Ëndrra për të qenë i ri përgjithmonë, mund të realizohet shpejt

Pas një hulumtimi tek disa lloj krimbash, shkencëtarët besojnë që kanë gjetur 'ilaçin' për rini të përhershme

Kërkimet shekullore për ilaçin e rinisë i kanë dërguar hulumtuesit drejt një burimi shumë të çuditshëm, drejt një krimbi të vogël. Një lloj krimbi, i cili njihet si krimbi 'menatode C. elegan', kur të mos ushqehet për një kohë të caktuar, nuk plaket.

Ata thonë që studimi i ri i këtij fenomeni mund t'i dërgojë ata drejt gjetjes së një ilaçi për njerëz. Mungesa e ushqimit stopon plakjen e organeve 'Ka mundësi që ushqimet, që përmbajnë pak lëndë ushqyese, t'i vënë edhe qelizat tona në një gjendje të palëvizshme', ka thënë David R. Sherwood, profesor i biologjisë në Universitetin e Dukës dhe njëherësh bartës i këtij studimi.

'Qëllimi është të gjendet një rrugë që të manipulohet ky proces, në mënyrë që ne të kemi mundësi të përfitojmë nga ai, pa pasur nevojë për kufizime të rrepta në ushqim'. Hulumtuesit kanë zbuluar që nëse këta lloj krimbash nuk ushqehen, organizmi i tyre vazhdon të kërkojë ushqim dhe si rrjedhojë organet dhe qelizat e tyre kthehen në një gjende qetësie, prej kur edhe nuk plaken më. Kur ata vijnë sërish në kontakt me ushqimin, ata vazhdojnë të zhvillohen normalisht, vetëm se jetojnë dy herë më gjatë, sesa që do të kishin jetuar pa iu nënshtruar procesit paraprak.

Studimi, i cili është publikuar në revistën 'PLOS Genetics', ka treguar që krimbat 'C. elegan' mund të jetojnë dy javë pa u ushqyer, dhe pasi të ushqehen janë në gjendje të vazhdojnë përsëri jetën normale. Për shkak të faktit që qelizat e tyre nuk zhvillohen gjatë periudhës kur nuk ushqehen, jetëgjatësia e këtyre krimbave vazhdimisht zgjatet. Ilaç edhe për kancer 'Ky studim mund t'i sjellë përfitime edhe pacientëve të prekur nga kanceri. Një nga misteret më të mëdha për momentin është sesi qelizat e kancerit fillimisht shpërndahen, ndërsa më vonë zgjohen përsëri. Unë mendoj që është fenomeni i njëjtë që ndodh me këta krimba, andaj presim që në vazhdim do të kemi mundësi të gjejmë një lidhje mes tyre', ka përfunduar Sherwood.

(Kosova Sot Online)