Artefaktet antike të pashpjeguara

  • 27 May 2019 - 08:20
Artefaktet antike të pashpjeguara

Sferat antike Përgjatë dekadave të fundit, minatorët në Afrikën e Jugut kanë nxjerrë shumë sfera të çuditshme të punuara nga metali. Sferat, origjina e të cilave ende është mister, kanë nga tri vija të vizatuara dhe janë rreth tri centimetra në diametër. Këto sfera janë mbledhur tash e një kohë të gjatë, mirëpo asnjë nga arkeologët nuk ka arritur të identifikojë për çfarë janë përdorur këto sfera në të kaluarën dhe ndonëse dihet që janë me miliona vite të vjetra, ende nuk dihet si dhe nga kush janë gdhendur.

Topat e gurit në Kosta-Rikë Disa punëtorë, të cilët kanë qenë duke u përpjekur që ta pastrojnë rrugën e tyre në xhungël, në kërkim të plantacioneve me banane, në fillim të viteve të ‘30-ta janë ndeshur me disa objekte të çuditshme: disa gurë në formë topi, shumica e të cilëve kanë formë të përkryer sferike. Madhësia e gurëve është e ndryshueshme, pasi që disa prej tyre janë sa një top tenisi, e disa të tjerë arrijnë peshën e 16 tonëve. Nuk dihet se kush, për çka dhe si i ka krijuar këta gurë, mirëpo më e çuditshmja është forma precize e tyre.

Shenjat e duarve në gurë Shenjat, ashtu siç e kemi mësuar në shkollë, shfaqen në gurë, që janë krijuar me mijëra vite më herët. Megjithatë, jo të gjitha shenjat janë të tilla. Një shenjë e një dore të njeriut, shumë e ngjashme, për të mos thënë e njëjtë me atë të njeriut modern, është gjetur në një gurë, që besohet të jetë rreth 110 milionë vite i vjetër.

Objektet e metalit, të ardhura nga hapësira Para 65 milionë viteve nuk ka pasur njerëz, e lëre më njerëz, që do të punonin objekte metali. Atëherë, si mund ta shpjegojë shkenca gjetjen e objekteve të punuara nga metali, që janë zbuluar në një shpellë në Francë? Në vitin 1885, në një shpellë të Francës ishte gjetur një pjesë metalike e punuar nga duart inteligjente. Më vonë, në të njëjtin vend, janë gjetur edhe disa copëza të tjera të punuara nga metali, kryesisht hekuri dhe të gjitha besohet të jenë rreth 65 milionë vite të vjetra. Atëherë, kush i ka punuar ato?

(Kosova Sot Online)