Shkencëtarët studiojnë telepatinë e telefonatave

  • 02 June 2019 - 09:43
Shkencëtarët studiojnë telepatinë e telefonatave

Dr. Rupert Sheldrake ka bërë një studim, për të parë se a mundemi me të vërtetë ta dimë se kush është duke na telefonuar, ende pa e hapur celularin (dhe pa e shikuar numrin, natyrisht). Nëse ju ka ndodhur që, pasi që ju ka cingëruar telefoni, menjëherë ta keni ditur se kush ishte duke ju thirrur, atëherë nuk jeni të vetmit. Fenomeni i “telepatisë telefonike” nuk është fenomen i ri. Në një eksperiment të kohëve të fundit, Dr. Rupert Sheldrake testoi këtë koncept te një grup vullnetarësh. Rezultatet e këtij studimi treguan një shkallë më të lartë sesa që pritej, të përgjigjeve të sakta të pjesëmarrësve në studim, në lidhje me atë se kush ishte duke iu telefonuar. Shkalla e saktësisë ishte mbi 25%, sa ishte pritur të ishte. Thuhet se ky fenomen është më i theksuar kur personi i cili bën telefonatën, ka lidhje të forta emocionale me personin që e merr thirrjen. “Mënyra e vetme për ta ditur se a ekziston me të vërtetë telepatia e këtij lloji, është duke bërë eksperimente. Dhe, eksperimentet dhanë rezultat pozitiv”, thotë Sheldrake.

(Kosova Sot Online)