Origjina e dimensionit të katërt

  • 05 June 2019 - 09:49
Origjina e dimensionit të katërt

I deja se ekzistojnë nivele të realitetit që normalisht nuk shihen, nuk është aspak e re. Matematikanët e shekullit XIX e kanë modernizuar këtë ide të vjetër, me studimin e tyre të hapësirës me katër e më shumë dimensione. Por, si janë krijuar dimensioni i tretë, i katërt, i pestë? Cila është origjina e të gjitha dimensioneve tona në gjithësi? Jeta e përditshme na ka mësuar me tri dimensione. Ne vazhdimisht kontaktojmë me objekte të cilat kanë gjatësi, gjerësi dhe thellësi. Por, si mund të shpjegohet fakti që universi tredimensional nuk mund të shpjegohet nga teoria "Big Bang"? Tash vonë tre kërkues shkencorë kanë dalë me një shpjegim. Ata kanë llogaritur sesi ndryshon një gjithësi me nëntë dimensione. Ata kanë ardhur deri te përfundimi se gjithësia në fillim kishte 9 dimensione, por më pas i mbetën vetëm 3. A e keni të qartë tani? Shpresojmë!  

(Kosova Sot Online)