Shkencëtarët shpikin materialin më të zi në botë

  • 08 June 2019 - 12:39
Shkencëtarët shpikin materialin më të zi në botë

I njohur me emrin “Vantablack”, materiali misterioz është aq i zi saqë duket sikur je duke shikuar një vrimë të zezë.

I shpikur në Britani, në kompaninë “Surrey NanoSystems”, ky material ka vënë një rekord të ri botëror, duke absorbuar tërë dritën e dukshme, e cila e godet atë, me përjashtim të 0.035 % të dritës.

I bërë nga nano-tubat e karbonit, secili me një gjerësi 10,000 herë më të vogël sesa gjerësia e qimes së flokut, materiali duket aq i zi për syrin tonë, saqë është e pamundshme që në të të vërehet ndonjë palë a detaj tjetër.

"Shumë njerëz mendojnë se e zeza paraqet mungesë të dritës", thotë prof. Stephen Westland nga Universiteti “Leeds”, i cili thotë se, me përjashtim të vrimës së zezë, nuk ekziston asgjë tjetër që nuk ka dritë. "Materiali i ri është shumë i afërt me vrimën e zezë, por nuk është si vrima e zezë”.

(Kosova Sot Online)