Ky asteroid sa një fushë futbolli mund ta godasë Tokën në shtator

  • 09 June 2019 - 08:34
Ky asteroid sa një fushë futbolli mund ta godasë Tokën në shtator

Një asteroid i madh me një diametër më të gjerë se një fushë futbolli, ka një në 7,000 shanse ta godasë Tokën në fund të këtij viti. Megjithatë, nuk duhet të brengoseni.

I njohur si asteroidi 2006 QV89, guri i gjithësisë, mund ta godasë Tokën potencialisht më 9 shtator, 2019, thuhet sipas një liste të objekteve më shqetësuese të hapësirës, të krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

ESA e ka vendosur këtë asteroid si të katërtin më të rrezikshmin në listën prej 10 objekteve më të rrezikshme. Ky asteroid u zbulua më 29 gusht, 2006, nga Catalina Sky Survey.

Edhe pse shumë rrallë, asteroidet e kanë goditur Tokën në të kaluarën dhe kanë shkaktuar dëme të mjaftueshme. Më 1908, një shpërthim i madh kishte ndodhur afër lumit Podkamennaya Tunguska në Rusi, që zhduki rreth 700km pyll, me gjasë si pasojë e rënies së një meteori. Kjo ngjarje njihet si “Ngjarja Tunguska”.

(Kosova Sot Online)