Fshehtësitë më të mëdha të shoqërive sekrete

  • 09 June 2019 - 15:18
Fshehtësitë më të mëdha të shoqërive sekrete

Këtë dokument e ka publikuar një njeri para ca kohësh, por shumë shpejt versioni origjinal i tij u zhduk nga interneti. Bëhet fjalë për një dokument, i cili nuk duhej ta shihte dritën e diellit. I pyetur rreth besueshmërisë së këtij dokumenti, ai ka shkruar: “Dokumentin ma ka dërguar një njeri, i cili një kohë të gjatë i ka studiuar këto gjëra dhe takimi me të më ka shtyrë që të bëja më shumë hulumtime. Kështu arrita edhe te uebsajti “iluminati.news.com”. Ma merr mendja se ai njeri kishte frikë të ma tregonte atë dokument, meqë nuk e dinte a mund të më besonte. Më tha se kishte njerëz, të cilët do ta mbysnin, nëse kjo informatë do të dilte në publik. Ju do ta kuptoni pse nuk mund ta publikojë emrin e tij. Unë e di vetëm emrin e tij, meqë mbiemrin nuk deshi të ma thoshte. Punon si anëtar i ekuipazhit të avionit, por nuk e di saktësisht se ku. Më tha se dikush “nga brenda” ia kishte dërguar këtë marrëveshje, por tani ai mund të ishte i vdekur. Unë nuk dyshoj në vërtetësinë e këtij dokumenti dhe shpresoj që ai të publikohet sa më shumë. Një ditë e vërteta do të dalë në shesh dhe ata nuk do të mund ta ndalin këtë”. Ua lëmë juve, lexues të nderuar, që të vlerësoni se a t’i besoni, apo jo, këtij dokumenti, të cilin do t’ua sjellim në vazhdime. Marrëveshja solemne sekrete

1. Iluzioni do të jetë aq i madh, saqë do ta tejkalojë fuqinë e tyre të të menduarit. 2. Ata që do ta vërejnë këtë, do të konsiderohen të çmendur. 3. Ne do të krijojmë organizata të ndryshme, me qëllim që t’i pengojmë ata ta shohin lidhjen midis nesh. 4. Ne do të sillemi sikur nuk jemi të lidhur mes vete, në mënyrë që iluzioni të jetojë. Qëllimi ynë do të realizohet, hap pas hapi, ashtu që asnjëherë të mos ngjallim dyshim te ne. Kjo do t’i pengojë edhe që t’i shohin ndryshimet, kur të paraqiten. 5. Ne gjithmonë do të qëndrojmë mbi diturinë relative të tyre, meqë ne i dimë sekretet e absolutes.

6. Ne gjithnjë do të punojmë së bashku dhe do të mbetemi të lidhur me gjak dhe mister. Vdekja do ta gjejë atë që do të flasë. 7. Ne do të ndikojmë që ata të jetojnë shkurt, si dhe të kenë mendje të dobët, derisa do të shtiremi kinse jemi duke e bërë të kundërtën. 8. Ne do ta përdorim dijen tonë rreth shkencës dhe teknologjisë në mënyrë subtile, kështu që ata kurrë nuk do të shohin se çka është duke ndodhur.

9. Ne do të përdorim metalet e lehta, përshpejtuesit e plakjes dhe preparatet e qetësimit në ushqim, ujë dhe ajër. 10. Ata do të jenë të mbuluar nga helmet, pa marrë parasysh se ku do të shkojnë. 11. Metalet e lehta do të ndikojnë që ata të çmenden. Ne do të premtojmë se do ta gjejmë ilaçin në të gjitha sferat e mundshme, por do t’i ushqejmë edhe me më shumë helm. 12. Helmet do të thithen me anë të lëkurës dhe gojës, ato do t’i shkatërrojnë mendjet dhe organet riprodhuese të tyre.

(Kosova Sot Online)