Ishullarët mbrojnë veten nga njeriu-ujk

  • 11 June 2019 - 12:18
Ishullarët mbrojnë veten nga njeriu-ujk

Banorët e një ishulli të izoluar në Filipine kanë filluar që të mbajnë patrulla të natës, me qëllim që të mbrohen nga kafshët. Sipas inspektorit Brian Odien, shefit policor të ishullit Sibale, regjionit i cili është ballafaquar me ngordhje të shumta misterioze të kafshëve gjatë viteve të fundit. Ishullarët besojnë se njerëzit-ujq janë përgjegjës për këtë. Me qindra vullnetarë nën mbikëqyrjen e policisë kanë ndërmarrë patrulla të rregullta gjatë natës, në përpjekje për t’i mbrojtur bagëtinë e ishullit nga krijesat misterioze dhe të frikshme. Deri tani janë mbytur rreth 200 dhi, ku atyre iu ishte thithur gjaku dhe iu ishin nxjerrë organet e brendshme. Banorët kanë filluar të shqetësohen nga fakti se, kur të mbarojnë dhitë dhe bagëtitë e tjera, njerëzit ujqër mund të fillojnë t’i sulmojnë edhe vetë ata, njerëzit pra. 

(Kosova Sot Online)