Shfaqet një humanoid i çuditshëm në Argjentinë

  • 13 June 2019 - 11:30
Shfaqet një humanoid i çuditshëm në Argjentinë

Një objekt fluturues dhe disa drita të çuditshme janë vërejtur nga të paktën katër dëshmitarë brenda dy netësh. Këto ngjarje të çuditshme kanë ngjarë në mes të datave 18 dhe 20 maj në plazhin Nosoçea në Argjentinë. Në incidentin e parë, për të cilin kanë raportuar dy persona, të cilët mund ta shohin plazhin nga shtëpia e tyre, është raportuar për një dritë të çuditshme, që ishte shfaqur mbi sipërfaqen e ujit, pas së cilës ishte shfaqur edhe një krijesë në formë të njeriut, e cila kishte shëtitur për një kohë mbi ujë, para se të zhdukej bashkë me dritën. Dy ditë më vonë, një nënë bashkë me vajzën e saj shtatëmbëdhjetëvjeçare kanë thënë se kanë parë një krijesë rreth 1.60 metra të gjatë, që ishte shfaqur duke qëndruar pezull në bregun e detit. 

(Kosova Sot Online)