Gjen skeletin e pronarit në tavan

  • 14 June 2019 - 09:01
Gjen skeletin e pronarit në tavan

Pronari i një shtëpie në vendin Parndorf të Austrisë, ka mbetur i tmerruar kur, me rastin e renovimit të shtëpisë, nën kulm ka gjetur një skelet njeriu. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për mbetjet mortore të ish-pronarit të shtëpisë, i cili ka 13 vjet që konsiderohej i zhdukur. Përpos skeletit, nën kulm është gjetur edhe një revole, për të cilën besohet se i kishte takuar ish-pronarit, prandaj dyshimi më i madh se ai kishte bërë vetëvrasje. “Tani për tani mund të themi vetëm se kemi të bëjmë me mbetje trupore të një mashkulli, por vetëm pas analizave të ADNsë do të mundemi me siguri të themi se a bëhet me të vërtetë fjalë për ish-pronarin e shtëpisë, i cili konsiderohet i zhdukur. Po ashtu, “do të mund ta dimë me saktësi shkakun e vdekjes së këtij njeriu”, ka deklaruar Herbert Pock, inspektor policor nga Parndorfi.

(Kosova Sot Online)