Shihen duke fluturuar krijesa të ngjashme me njerëzit

  • 16 June 2019 - 09:09
Shihen duke fluturuar krijesa të ngjashme me njerëzit

Është bërë e ditur se disa njerëz në Argjentinë kanë parë duke fluturuar krijesa të ngjashme me njerëzit. Përshkrimet janë jo të qarta, me përjashtim të asaj se krijesat duket se nuk kanë rroba të veshura derisa fluturojnë. Në disa njoftime thuhet se krijesat shoqërohen nga drita, e në të tjerët thuhet se ata dukeshin më shumë si fantazma. Dy teknikë të moshës së mesme, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë, kanë treguar se, derisa ishin duke shikuar nga dritarja, kishin parë një dritë të çuditshme afër detit. Më pas, befasia e tyre vetëm sa ishte rritur edhe më shumë, pasi që kishin parë një njeri duke fluturuar në drejtim të asaj drite. Më pas, personi ishte zhdukur, e bashkë me të edhe drita. Dy ditë më pas, të njëjtën krijesë e kishin parë duke fluturuar edhe dy dëshmitarë të tjerë.

(Kosova Sot Online)