Zbulohet një përbindësh i detit, i vjetër 520 milionë vjet

  • 17 June 2019 - 09:03
Zbulohet një përbindësh i detit, i vjetër 520 milionë vjet

Janë gjetur mbetjet fosile, tepër mirë të ruajtura të një grabitqari antik, të ngjashëm me karkalecin e detit. Lloji i fosilizuar Lyrarapax unguispinus është gjetur në Kinë dhe është parë se ishte aq i ruajtur, sa që mund të identifikoheshin ende truri dhe sistemi i tij nervor. Një pjesë e grupit të krijesave të ngjashme me krijesat, të njohura me emrin Anomalocaridids, Lyrarapax me gjasë kanë bërë kërdi në mesin gjallesave të deteve Kambriane me gojën e tyre vdekjeprurëse në formë të konit dhe me gjembat e mprehtë të trupit. Edhe pse jo aq të mëdhenj sipas standardeve të sotme (rreth 15 cm), këto specie me gjasë kanë qenë tepër të suksesshme në oqeanet parahistorike. Gjallesat Anomalocaridids besohet se janë zhvilluar kah fundi i Epokës Paleozoike dhe mendohet se janë zhdukur rreth 251 milionë vjet më parë.

(Kosova Sor Online)