Gazetarët e Pensilvanisë sulmohen nga fantazma

  • 22 June 2019 - 08:31
Gazetarët e Pensilvanisë sulmohen nga fantazma

Një ekip i gazetarëve të lajmeve nga Pensilvania, kishte shkuar për ta bërë një reportazh rreth një shtëpie për të cilën thuhej se ishte e pushtuar nga fantazmat. Ata nuk kishin pritur atë që iu ndodhi - të sulmoheshin direkt nga fantazma.

Shtëpia gjendet afër Hanoverit të Pensilvanisë dhe është shfaqur në emisionin "The Dead Files". Pronarët e shtëpisë ishin ata që i kishin ftuar gazetarët, duke u ankuar se nuk kishin të jetuar në shtëpi, meqë ajo ishte mbushur me plot fantazma dhe entitete të tjera. 

Zonja e shtëpisë, Deanna Simpson, tregon se tash e shtatë vjet jetojnë në këtë shtëpi dhe aty kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre. Ajo tani thotë se mezi pret që ta shesë shtëpinë dhe nuk kërkon hiç të fitojë nga shitja, i mjafton që t'i nxjerrë paratë që i ka futur aty. Simpson thotë se beson që në shtëpi janë pesë fantazma, ku njëra nga to është demon.

(Kosova Sot Online)