A është ky teatër i pushtuar nga fantazmat

  • 22 June 2019 - 14:56
A është ky teatër i pushtuar nga fantazmat

Në teatrin "Brookside", në Romford, Eseks, rreth orës 4 të natës, të dielën, kamerat e vëzhgimit kanë regjistruar lëvizjen e vetvetishme të një karrigeje. Disa orë më parë, në atë teatër, i cili gjendet në një ish-ndërtesë të muzeut të luftës, gjendeshin shumë shikues, të cilët kishin shkuar aty për ta ndjekur performimin e "medium"-it Roy Roberts. Ai tani ka deklaruar se beson që videoja e incizuar nga kamerat, mund të dëshmojë se aty banon një fantazmë. Incizimet "Kur i pash incizimet, u ngrita dhe thash se tani i kemi dëshmitë direkte. Edhe më parë kisha ndjenjën se aty ishte i pranishëm diçka, një prezencë e një fëmije lozonjar", thotë ai. Roberts thotë se nuk është i befasuar me zbulimin e fantazmës aty.

Ai thotë se kurrë deri më tani nuk kishte parë diçka të këtillë, të incizuar me kamerë, prandaj nuk ka asnjë dyshim se karrigen e ka lëvizur një fantazmë. Roberts thotë se tani ka ndërmend ta marrë një ekip të hetuesve paranormalë për t'i çuar në teatër, që të bëjnë hetime shtesë. Jai Sepple, i cili udhëheqë këtë teatër me 140 ulëse, thotë se tregimet me fantazma nuk e kanë befasuar atë. Ndërtesa më parë ishte një memorial i Luftës së dytë botërore dhe klub social për pleq dhe, prej se është konvertuar në teatër, dy vjet më parë, aty janë regjistruar shumë ngjarje të jashtëzakonshme. "Arsyeja e vetme pse kontrolluam incizimet e kamerave, ishte se, kur erdhëm të dielën në mëngjes, një karrige ishte jashtë rendit", thotë ai. "Njëra ndër gjërat e fundit që bëj kur e mbylli teatrin, është që renditja e të gjitha karrigeve, kështu që menjëherë e dita se diçka kishte ndodhur. Skepticizmi Unë jam nga pak skeptik rreth tërë këtyre gjërave, por gruaja ime, ajo beson në këto gjëra.

Edhe në të kaluarën kanë ndodhur gjëra të çuditshme, sikur që janë bërtitjet dhe zhurmat, por ne disi jemi mësuar me to. Kemi parë gjurmë të këmbëve të fëmijëve në korridor dhe një aktor njëherë pati thënë se kishte parë një figurë të çuditshme. Ai kishte vrapuar pas saj, duke menduar se ai ishte njeri, por figura papritmas ishte zhdukur, duke e lënë aktorin të tmerruar nga frika. Një aktor tjetër është ankuar se dikush e ka shtyrë, duke e futur në tualet. Meqë ai është trupmadh, nuk mendojmë se mund ta ketë shtyrë ndonjë njeri". Roberts thotë se, deri tani, ata i kishin heshtur këto gjëra, por tani kanë vendosur t'i qesin në dritë.  


(Kosova Sot Online)