Si u kap kjo krijesë e çuditshme në kamerë

  • 23 June 2019 - 08:18
Si u kap kjo krijesë e çuditshme në kamerë

Gjatë viteve, shumë foto dhe pamje filmike kanë pretenduar se kanë shkrepur krijesën e quajtur chupacabras. Shumica prej tyre janë fallso – dhe në veçanti falsifikime të mira. Por, ajo që ka mbetur në kujtesë, është pamjet e kapura në gusht të vitit 2008 në qytezën DeWitt të Teksasit. Është shumë befasues fakti që pamjet morën vëmendjen e njerëzve, u shfaqën në media dhe madje u raportua në polici. Nuk ka dyshim se pamjet e shfaqura të kësaj krijese ishin pak a shumë të njëjta sikur krijesa e cila u vra nga gjuetari Devin McAnally në vitin 2005, i cili ishte në gjueti në Kanionin e Fylisit.

Kur dielli po lindte më 8 gusht, zyrtari i policisë në Teksas, Brandon Riedel, kishte dalë për një patrullim rutinë, kur ai pësoi tronditjen më të madhe të jetës së tij. Gjatë kohës sa ishte me partnerin e tij në një rrugë në shkretëtirë, ata panë diçka të çuditshme. Ishte një krijesë pa qime, vraponte me katër këmbë para tyre. Riedel shpejtë e lëshoi kamerën e makinës. Ata iu afruan kafshës, vetëm për ta parë krijesën epike, e cila kishte përmasa të mëdha. Më vonë, i njëjti e kishte përshkruar kafshën si një derr të madh.

 

Kur pamjet u publikuan në internet, filluan studimet më të hollësishme. Ndërkohë që kafsha po vraponte në rrugë, dhe siç duke e vetëdijshme se po ndiqej, papritur u kthye në të majtë. Dhe ky ishte rasti kur për herë të parë ia panë formën e kokës. Për dallim nga kafshët e tjera, koka ishte shumë më e madhe në krahasim me proporcionin e trupit. Kishte edhe diçka tjetër,  u vërejt se shputat e tij ishin shumë më të vogla në krahasim me trupin e tij. Me kalimin e ditëve, pamjet dhe historia u përhapën shumë. Ende mbetet njëra ndër pamjet më fasinuese të chupacabras.

Disi, më pak e njohur është historia se e njëjta krijesë ishte parë pas disa javësh, në një qytezë të afërt. Krijesa u pa afër varrit të një personi i cili quhej Paul Jones, e që po vizitohej nga nipi i tij me disa shokë të tjerë. Krijesa u kap, dhe u vra. Pamjet e saja u publikuan shumë në media. Pak orë më pas, e dyta, gati identike ishte parë. Ai tha se “unë kam parë shumë ujkonja dhe derra, por kjo nuk është as ujkonjë as derr. Është një përzierje. Duket se nuk është nga këtu”.

Është me rëndësi të shkruhet gjithashtu se chupacabra e cila është parë në Teksas nuk është e njëjtë me atë të Puerto Rikos. E vetmja ngjashmëri është emri që e mbartin këto krijesa mistike. Nga analizat e ADN-së, kjo krijesë është një ujkonjë, por në fakt, në pamje nuk është aspak një e tillë, dhe kjo e bën edhe më të çuditshëm faktin se çka është kjo krijesë. 

(Kosova Sot Online)