Sonda evropiane lëshohet në kometë

  • 23 June 2019 - 10:51
Sonda evropiane lëshohet në kometë

Për herë të parë në histori, një fluturake e gjithësisë nga Toka do të bashkohet me kometën 67P CurjumovGerasimenko. Ky është përfundimi i mirë i misionit të saj dhjetëvjeçar. Agjencia hapësinore evropiane ka marrë fotot e para të detajuara të asaj komete, deri tek e cila sonda “Rosetta” ka udhëtuar rreth 6 miliardë kilometra. 

“Rosetta” aktualisht gjendet rreth 4000 km afër kometës, gjë që, në përmasa të gjithësisë është pak, prandaj ajo ka filluar që të frenojë. Pasi që të hyjë në orbitën e kësaj komete, “Rosetta” do ta studiojë këtë trup qiellor për disa muaj, e më pas do ta lëshojë në sipërfaqe të kometës robotin “Filae”, i cili do të duhej që, nga për së afërmi, ta studionte kometën, duke i dërguar të dhënat në Tokë. 

Detyra kryesore e sondës është që ta analizojë kometën, respektivisht ndryshimet që vërehen tek ajo, derisa i afrohet Diellit.

(Kosova Sot Online)