Shokon ish astronauti: Jo që janë të vërtetë, por jashtëtokësorët janë moti këtu

  • 24 qershor 2019 - 07:47
Shokon ish astronauti: Jo që janë të vërtetë, por jashtëtokësorët janë moti këtu

Alfred Worden, ish astronaut dhe anëtar i misionit Apollo 15 ka thënë diçka interesante për jetën jashtëtokësore, deri sa po fliste në një intervistë për emisionin Good Morning Britain.

Astronautin, i cili ka fluturuar rreth Hënës 75 herë dhe ka kaluar gjashtë ditë në orbitë rreth Hënës, e kanë pyetur se a janë të vërtetë jashtëtokësorët.

Përgjigja e tij sigurisht i ka lënë të nemitur të gjithë ata të cilët e kanë shikuar intervistën

Worden ka thënë jo vetëm se jashtëtokësorët janë të vërtetë, por se kanë ardhur në Tokë në të kaluarën e largët dhe kanë krijuar civilizimin tonë.

Dëshmitë për këtë, sipas tij, nuk është vështirë të gjenden – mjafton të shikohet letërsia e lashtë sumere.

“Ne jemi jashtëtokësorë, ndërsa mendojmë se ata janë dikush tjetër. Por ne jemi ata të cilët kanë ardhur diku tjetër, sepse dikush tjetër është detyruar të mbijetojë, e ata kanë hyrë në fluturake të vogla kozmike dhe kanë ardhur këtu, kanë zbritur dhe kanë krijuar civilizimin…”, ka thënë ai.

Astronauti është kretësisht i bindur në atë që thotë:

“Nëse nuk më besoni, merrni librat për sumerët e lashtë dhe lexoni çfarë kanë pasur të na thonë. Do ta kuptoni menjëherë”, përfundon ai.

(Kosova Sot Online)