Dinozaurët kanë evoluar për t’u shndërruar në zogj!

  • 26 June 2019 - 11:31
Dinozaurët kanë evoluar për t’u shndërruar në zogj!

Hulumtuesit tash e një kohë të gjatë kanë qenë duke mbledhur prova rreth asaj se si dinozaurët antikë kanë evoluar për t’u shndërruar në zogj. Përveç strucit dhe disa specieve të tjera të mëdha, zogjtë janë zakonisht krijesa të vogla dhe nuk ngjajnë aspak me paraardhësit e tyre mishngrënës.

Ky proces evolucioni nuk është kuptuar shumë mirë, mirëpo hulumtuesit nga Universiteti i Adelaide-s në Australi tani kanë mbledhur një grumbull informatash, duke krijuar kështu trungun familjar të evoluimit të dinozaurëve në zogj. Sipas tyre, dinozaurët mishngrënës u janë nënshtruar një sërë procesesh në periudhën prej mbi 50 milionë vitesh dhe janë shndërruar në krijesa 163 kilogramëshe, sa kanë qenë dinozaurët, në krijesa 0.8 kilogramëshe, aq sa janë zogjtë modernë. 

(Kosova Sot Online)