Trishtuese: Gjendet veç asht e lëkurë në shpellën e arushës, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë

  • 26 June 2019 - 12:22
Trishtuese: Gjendet veç asht e lëkurë në shpellën e arushës, e kishte ruajtur për ta ngrënë më vonë

Një njeri që duket si mumie është shpëtuar nga një strokë e ariut, pasi që ariu i kishte thyer shpinën dhe e kishte gjuajtur në strofkë për të e ruajtur si ushqim të mëvonshëm.

I quajtur me emrin Aleksandër, njeriu është gjetur nga qentë e gjuetisë pasi kishte qëndruar një muaj në strofkë në rajonin Tuva të Rusisë.

Shumë afër vdekjes, njeriu shum i dobët është dërguar në spital ku mjekët kanë zbuluar se ai ka thyer shpinën duke u përleshur me arushën.

Ai u tregoi se arusha e kishte mposhtur atë dhe e kishte ruajtur për ushqim të mëvonshëm.

Historia shokuese ka ngjashmëri me rolin e Leonardo Di Caprios në filim the Revenant që fitoi një Oscar.

“Arusha më ruajti si ushqim të mëvonshëm”, tregoi Aleksandri.

Ai tregoi se kishte pirë urinën e tij për të mbijetuar ndërsa mjekët thonë që është një mrekulli se si shpëtoi ai.

Një grup gjuetarësh e gjeti Aleksandrin pasi që qentë e tyre lehnin dhe nuk ecnin përpara përkundër urdhërave, duke dhënë të kuptohej se kishin gjetur diçka.

Gjahtarët pastaj ishin afruar afër një tufe me drunjë dhe peemë për të e gjetur njeriun si mumie, ata pastaj e kuptuan se ai ishte gjallë.

Personit nuk i kujtohet mbiemri.

Arushat e kafta njihen se e fshehin prenë e tyre si trofe.

Rajoni i Tuvas njihet si vend i pëlqyer nga Vladimir Putini. Ai e viziton atë shpesh si pikë turistike.

Image

(Kosova Sot Online)