Krijesa tmerruese e enfildit

  • 27 June 2019 - 08:48
Krijesa tmerruese e enfildit

Natën e 25 prillit të vitit 1973, një djalë i vogël me emrin Greg Garrett ishte duke luajtur në oborrin e tij në Enfild, Ilinoi, kur ai u sulmua. Nuk u sulmua nga ndonjë njeri, apo kafshë të njohur deri më atëherë, e as tani, por ajo “krijesë” ia kishte bërë atij këpucët copë e grimë dhe e kishte lënë duke qarë. Vetëm disa minuta më pas, një banor lokal me emrin Henry McDaniel kishte hapur derën e shtëpisë së tij, pasi që kishte dëgjuar një gërvishtje të lehtë.

Ai me këtë rast pa atë që më pas do të quhej Krijesa tmerruese e Enfildit. Përshkrimet e djaloshit dhe të Henry-t ishin pak a shumë të ngjashme: “Tmerri” kishte një trup të shkurtër, jo më shumë se 1.5 metra dhe kishte tri këmbë. Ai kishte edhe duar të shkurtra, të forta, të cilat mbaronin me kthetra. Ai ishte i mbuluar me lesh, por i lëmuar dhe kishte sy të kuq në rozë.

Henry i tmerruar kapi pushkën dhe gjuajti disa herë, me ç’rast krijesa kishte lëshuar një ulërimë si të maces së egër. Ai ishte i bindur se e kishte kapur me të shtënën e parë, por kurrë nuk u gjet ajo krijesë, as e gjallë, e as e ngordhur. Kurrë mos u gjettë! 

(Kosova Sot Online)