Gurët që lëvizin vetë në Luginën e Vdekjes

  • 28 June 2019 - 08:19
Gurët që lëvizin vetë në Luginën e Vdekjes

Parku Nacional amerikan i Luginës së Vdekjes është një vend i çuditshëm. I njohur si vendi më i nxehtë në Tokë, Lugina e Vdekjes është në vendin më të thatë dhe me më të ulët të Amerikës Veriore, 

Por efekti më i çuditshëm është ai i gurëve që lëvizin vetvetiu. Këtu gurët ecin nëpër shkretëtirë duke mos pasur askush që i shtyn.

Lugina e Vdekjes ndodhet mes Kalifornisë dhe Nevadas.

Xhirime janë marrë të këtyre lëvizjeve të gurëve. Ato nuk i shtyen askush, por gjithsesi ato lëjnë gjurmë të lëvizjeve prapa. Ato njihen edhe me emrin “gurët lundrues”.

Një shpjegim shkencor i kësaj është se gurët janë të përbërë nga Dolomitët dhe sienitët. Kjo për shkak se edhe malet afër janë të përbërë nga këto materie. Ato lëvizin si pasojë e erozionit. Ato lëvizin horizontalisht dhe lënë gjurmë prapa. Janë parë gurë që kanë lëvizur diku një kilometër. Shpejgim tjetër është edhe se gjatë natës mund të ketë temperatura shumë të ulëta dhe krijohet akull. Akulli gjatë ditës shkrihet sepse ekspozohet në temperatura shumë të larta dhe kështu ato lëvizin. Era gjithashtu mund të ndihmojë në këtë fenomen. Për të i parë se si lëvizin këto gurë çdokush mund të shkojë të vizitojë vendin.

Ky fenomen vazhdon të mahnisë shkencëtarë dhe njerëz të zakonshëm për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online )