A është kinemaja juaj e pushtuar nga djajtë?!

  • 14 July 2019 - 17:41
A është kinemaja juaj e pushtuar nga djajtë?!

Kinematë (teatrot, operat), për disa arsye, duket të jenë vende të preferuara të shpirtrave, apo nëse preferoni më shumë, djajve. Ja disa nga kinematë më të "djallosura" në SHBA

Kinemaja "Palace"

- Los Anxheles, Kaliforni Duket se djajtë, apo shpirtrat, preferojnë kinematë për disa arsye. Ato nuk kanë dritare, gjatë pjesës më të madhe të ditës janë të zbrazëta dhe, aty shkojnë shumë njerëz, të cilët për shpirtrat janë burim i energjisë. Njëra ndër kinematë për të cilat besohet se është e pushtuar nga djajtë, është edhe "Palace" e Los Anxhelesit. Vizituesit kanë raportuar ta kenë parë fantazmën e një gruaje të veshur me një fustan të bardhë me dantella, e cila zhduket, sapo të arrijë në skenë. Të tjerët kanë parë vetëm hije të çuditshme. Kjo është kinemaja më e vjetër në SHBA, prandaj edhe nuk habitë fakti që mund të jetë plot shpirtra.

Kinemaja e Sheshit

"Lincoln", Dekatur, Ilinoi Kjo kinema (në fillim teatër) është hapur në vitin 1916. Më parë aty gjendej një hotel, i cili ishte djegur deri në themel. Thuhet se në të ka ndodhur edhe një tragjedi e madhe. Sipas një legjende popullore, një punëtor skene me emrin "Red" kishte rënë nga një lartësi prej 23 metrash, me ç'rast kishte mbetur pa dorë. Thuhet se shpirti i Redit ende gjendet në këtë kinema. Vizitorët kanë raportuar të kenë dëgjuar edhe hapa të pashpjegueshëm, kanë parë dhe dëgjuar dyert duke u hapur dhe mbyllur vetvetiu dhe shpesh kanë ndier valë të ftohta derisa gjendeshin në këtë kinema.

Shtëpia e operës


"Sterling" - Derbi, Konektikat E ndërtuar në vitin 1889, kjo ndërtesë me stil italian nuk ka dyshim se është e pushtuar nga shpirtrat. Një ekspert i shpirtrave tregon se, derisa ishte ulur në skenë, duke u munduar që ta vendoste kontaktin me Andy-n, shpirtin e vogëlushit, i cili gjendet në këtë ndërtesë, ai kishte mbetur i befasuar. Ata kishin marrë me vete një top, i cili papritmas filloi që të lëvizte vetvetiu në skenë. Në një rast tjetër, një vizitor kishte raportuar se mbi kokë kishte vërejtur një masë të bardhë që rrinte pezull. Në vendin ku gjendet kjo shtëpi e operës dikur gjendej një burg, prandaj supozohet se shpirtrat që gjenden tani në këtë ndërtesë, janë të njerëzve që kanë vdekur në atë burg. Por, fëmija?! 

(Kosova Sot Online)