
Kthimi i shpirtit në tokë
Një nga gurthemelet e shumë religjioneve të botës, si hinduizmi, budizmi, jainizmi, sikizmi, taoizmi, shintoizmi dhe zoroastrianizmi, është ideja për rimishërimin. Shumë mendimtarë, si Socrates-i, Spinoza, Schopenhauer-i, Emerson-i, Whitman-i, Napoleon-i dhe Ghandi, kanë besuar se shpirtrat tanë i mbijetojnë vdekjes së trupit tonë dhe vazhdojnë tutje • "Një teori e cila është përqafuar nga një numër i madh i dijetarëve, i të gjitha shtresave dhe i të gjitha racave dhe religjioneve, dhe që ka përgëzuar disa nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nuk është e lehtë të hidhet poshtë", thoshte George Foot Moore në "Metempsychosis".
"Koncepti i rimishërimit është përhapur nëpër kulturat botërore. Madje, në Egjiptin e vjetër, Greqi si dhe në traditat e hershme të krishterimit, pastaj te budizmi në shumë shkolla hinduse". • Augustine, St. Gregory, St. Francis-i dhe shumë dijetarë të tjerë të krishterimit, kanë shkruar për kthimin e shpirtit në Tokë për t'u rimishëruar. Për shembull, Origen-i kishte shkruar se "mund të vërtetohet se një qenie njerëzore vetvetiu ka një rol krejt të pavarur nga trupi, më pas është përtej dyshimeve të trupit, që janë të rëndësisë sekondare. Kur shpirtrat e rënë e kanë ngritur veten e tyre më mirë se trupat e tyre, trupat e tyre janë asgjësuar. Ata janë zhdukur për të mos u kthyer kurrë më". • Rimishërimi ishte një besim i përhapur në epokën e hershme të krishterimit, por në Këshillin e Dytë të Kostandinopojës në vitin 553, perandori Justinian e kishte dënuar dhe ndaluar si dhe e kishte nxjerrë jashtë ligjit si dhe e kishte ndaluar dhënien e ligjëratave rreth mësimit të rimishërimit. "Nëse dikush beson në paraekzistencën e shpirtrave dhe paraqet doktrinën monstruoze që vijon prej saj, qoftë i mallkuar".
Që nga ajo kohë mosbesimi në rimishërim ka vazhduar të dominojë metafizikën perëndimore, duke përmendur këtu edhe filozofin gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë Arthur Schopenhauer, i cili njëherë kishte thënë: "Një aziatik më kishte pyetur njëherë rreth definimit të Evropës dhe m'u desh t'i përgjigjesha: Është ajo pjesë e botës që kishte besuar se njeriu ishte krijuar nga asgjëja dhe se lindja e tij e tanishme është futja e tij për të parën herë në jetë".
(Kosova Sot Online)