Toka mund të goditet nga një asteroid shkatërrues më 16 mars 2880

  • 08 July 2019 - 10:03
Toka mund të goditet nga një asteroid shkatërrues më 16 mars 2880

16 marsi 2880 mund të jetë dita e shkatërrimit të botës, pasi që parashihet që më këtë datë bota mund të goditet nga një asteroid gjigant. Hulumtuesit kanë thënë që asteroidi rrotullohet aq shpejt, saqë është dashur të copëtohet deri më tani, mirëpo ai ka arritur të qëndrojë i pacopëtuar në trajektoren e tij drejt tokës.

Ata kanë thënë që asteroidi nuk është shpërbërë, për shkak të forcave kohezive, mirëpo nuk e kanë as idenë më të vogël se si ta ndalin. Ky zbulim është bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Tenesisë. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që asteroidet janë pjesë të vogla, të cilat janë të lidhura mes vete për shkak të gravitetit. 

Megjithatë, ekipi hulumtues ka bërë të ditur që asteroidi i quajtur ‘1950 DA’ po rrotullohet aq shpejt, saqë bie në kundërshtim me këto forca. Asteroidi ka diametër prej rreth 1.000 metrash, dhe një rrotullim të plotë e bën për dy orë e gjashtë minuta.

Megjithatë, hulumtuesit kanë thënë që nuk ka shumë hapësirë për shqetësim, pasi që mundësia që ky asteroid ta godasë planetin tonë është vetëm 0.3 për qind.

(Kosova Sot Online)