‘Shpirti’ i viktimës në Kili shikon trupin e vet të pajetë

  • 11 July 2019 - 09:15
‘Shpirti’ i viktimës në Kili shikon trupin e vet të pajetë

Pas një aksidenti. që kishte ndodhur në një rrugë në Kili, e cila ndryshe njihet edhe si ‘rruga e mallkuar’, është nxjerrë në fotografi, e cila ka terrorizuar njerëzit e pranishëm. Aksidenti ka përfunduar me fatalitet dhe personi në fjalë ka mbetur i shtrirë, pasi që të tjerët janë munduar ta mbajnë në jetë.

Mirëpo, pasi që ai kishte ndërruar jetë, në fotografinë e nxjerrë nga vendi i ngjarjes mund të shihet që një hije në formë njeriu, e veshur me rroba identike sikur të njeriut të vdekur, qëndronte afër trupit duke shikuar drejt tij.

Është interesant që njerëzit e pranishëm nuk e kanë parë shpirtin, mirëpo incizimi nuk ka mundur të jetë i prekur nga dora e njeriut, pasi që është shfaqur drejtpërdrejt në televizion.

(Kosova Sot Online)