Çka është magjia “Voodoo”

  • 17 July 2019 - 14:34
Çka është magjia “Voodoo”

Sapo të lidhen kukulla dhe viktima, në vende të caktuara kukullës i ngulen disa gjilpëra,
për ta shkatërruar sistemin energjetik të viktimës.

Sapo të lidhen kukulla dhe viktima, në vende të caktuara kukullës i ngulen disa gjilpëra, për ta shkatërruar sistemin energjetik të viktimës

Magjia “Voodoo” vjen nga kontinenti afrikan dhe është tepër vrastare. Gjatë disa viteve të fundit, ajo është përhapur edhe në vende të tjera të botës, si dhe është përzier me forma të tjera të magjisë së zezë, me qëllimin e vetëm që të dëmtohen njerëzit.
Rrobat, flokët, thonjtë dhe fotografitë përdoren për ta bërë një kukull, e cila ngjan me viktimën; pjesa e zemrës së kukullës mbahet e hapur, për ritualin përfundimtar. Kur kryhet rituali, hiqet zemra nga një kafshë dhe vendoset në pjesën e zemrës së kukullës. Në këtë moment kukulla gjoja mbushet me jetë dhe lidhet me personin të cilit i është dedikuar.

 

Lidhja e kukullës me viktimën

Sapo të lidhen kukulla dhe viktima, në vende të caktuara kukullës i ngulen disa gjilpëra, për ta shkatërruar sistemin energjetik të viktimës. Derisa gjilpërat ngulen në kukull, viktima ndjen sikur shpohet me të vërtetë. Viktima mund të gjendet me mijëra kilometra larg, por menjëherë ta ndiejë dhembjen. Nëse është arritur që viktima të bëhet që të hajë apo pijë ushqim/pije që përmban "Masaan" (hi të të vdekurve), atëherë efektet janë vdekjeprurëse për viktimën, për mendjen dhe trupin e tij. Përqendrimi primar i atij që merret me magji të zezë është që ta shkatërrojë sistemin imunitar të viktimës.

Sulmet kundër meshkujve dhe femrave

Në rast të meshkujve, sulmohet koka dhe pjesa temporale, si dhe gishtat e mëdhenj, me qëllim të dëmtohet sistemi imunitar. Në rastin e femrave, sulmohen gjinjtë dhe pjesët intime, me qëllim të terrorizimit dhe dëmtimit të viktimës. Me anë të këtyre metodave, viktima mund të mbytet për vetëm 28 ditë (cikli i Hënës). Nëse viktima është një person i fortë fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht, atëherë sulmuesi e ka shumë të vështirë që ta vrasë viktimën, kështu që ai mund të vazhdojë të mundohet me vite të tëra për ta realizuar këtë qëllim. Aktualisht, shumë forma të magjisë së zezë përdoren në botë. Ky problem është duke u rritur me përmasa tmerruese dhe qeveritë nuk janë të interesuara që ta trajtojnë këtë problem, prandaj as që nxjerrin ligje për të ndëshkuar ata që merren me magji të zezë.

 

Ja disa nga efektet që i përjeton një njeri që është bërë viktimë e magjisë “voodoo”: 

# Zgjimi me ngërç dhe me frikë, për të rënë më pas në stadin e parë të gjumit. 
# Një tym i zi apo i hirtë shihet përpara syve të viktimës.
# Ngjyra e lëkurës së viktimës vjen duke u nxirë me kalimin e kohës.
# Dhembje shpuese në pjesë të ndryshme të trupit.
# Ndjenja e nxehtësisë në shuplaka, sikur atyre t’iu ishte vënë zjarri.

# Lodhja konstante/energjia e ulur.  

(Kosova Sot Online)