Punëtori i mirëmbajtjes e zgjidh misterin e “Stoneheng”-ut

  • 25 July 2019 - 08:51
Punëtori i mirëmbajtjes e zgjidh misterin e “Stoneheng”-ut

Shumë arkeologë kanë insistuar se gurët e “Stoneheng”-ut dikur bënin një rreth të plotë, e tani janë gjetur përfundimisht dëshmitë që e mbështesin këtë teori. Por, këtë mister nuk e kanë zgjidhur shkencëtarët, pas një pune të lodhshme, por një njeri, i cili punon në mirëmbajtjen e “Stoneheng”-ut dhe rrethinës së tij.

Punëtori Tim Daw, që punon për “English Heritage” ka gjetur shenja në Tokë ku dikur gjendeshin gurët e mëdhenj, të cilët do ta kompletonin rrethin. Ai kishte vërejtur vendet ku nuk ishte rritur bari sa duhej dhe kishte gjetur vendet ku ishin gurët. Ai thotë se i ishte kujtuar që, mu aty, shkencëtarët ishin munduar që të gjenin vendet e gurëve, prandaj i kishte treguar një kolegu, e më pas i kishin thirrur edhe ekspertët. Me gjasë këto vende nuk ishin parë më herët, meqë për shkak të reshjeve të tepërta, kishte pasur më shumë bar.  

(Kosova Sot Online)