Fiken pajisjet elektronike, derisa UFO-t kalojnë mbi qytet

  • 01 August 2019 - 08:50
Fiken pajisjet elektronike, derisa UFO-t kalojnë mbi qytet

Një dëshmitar nga Gjeorgjia e SHBAsë, nga vendi i quajtur Loganvill, ka bërë të ditur se celulari i tij, interneti dhe TV kabllor kishin “dështuar” gjatë shikimit të 8 deri 10 objekteve pulsative që lëviznin në qiell. Dëshmitari ishte jashtë shtëpisë, i ulur në një dërrasë, kur përjetoi një ndjenjë jo të mirë në bark, mu në momentin kur në qiell u vërejtën objektet e para, rreth orës 10:30 të mbrëmjes së 24 gushtit të vitit 2014. “Vërejta një dritë jashtë këndit të syrit tim”, thotë dëshmitari.

“Kur shikova në drejtimin kah erdhi drita, pashë 8 deri 10 drita të rrumbullakëta të cilat silleshin rreth vetes në formë të numrit 8, për rreth 10 deri 15 minuta”. Përpos që u shqetësua nga ajo që shihte, dëshmitari u habit edhe nga dështimi, rënia e funksionimit të pajisjeve elektronike. Dëshmitari beson se, në atë zonë, të pranishëm ishin edhe helikopterët ushtarakë. 

(Kosova Sot Online)