Tregimi i vërtetë rreth njeriut që quhet Abe NO Seimei

  • 03 August 2019 - 10:14
Tregimi i vërtetë rreth njeriut që quhet Abe NO Seimei

Abe no Seimei ishte magjistari Merlin i Japonisë. Ai iu kishte shërbyer gjashtë perandorëve të ndryshëm si magjistar.

Magjistari i Oborrit mbretëror mbikëqyrte veprimet e hyjnizimit, mbronte perandorin japonez me anë të ritualeve për të përzinin shpirtrat e këqij dhe sëmundjet. Legjendat e përshkruajnë Aben si një njeri me fuqi mbinatyrore.

Disa shkrime thonë se ai e trashëgoi këtë aftësi nga nëna e tij, një dhelpër e bardhë. Thuhet se Seimei kishte edhe një shqisë të veçantë, me të cilën ai i identifikonte demonët.

Legjenda thotë se Seimeit demonët i kishin shkaktuar probleme të mëdha atij dhe se Seimei ishte vrarë në luftë, nga një rival i tij.

(Kosova Sot Online)