A janë alienët duke u fshehur nëpër “hëna”?

  • 03 August 2019 - 10:20
A janë alienët duke u fshehur nëpër “hëna”?

Ajanë alienët duke u fshehur në “hëna”? Kërkimi i alienëve në satelitet natyrorë të planetëve të tjerë, thonë ekspertët.

Dr David Kipping nga Qendra e astrofizikës “Harvard-Smithsonian” thotë se gjasat tona më të mëdha për të gjetur ndonjë formë të jetës, mund të gjenden në ekzo-hënat. Ai është duke punuar në një mision të studimit të “hënave” të largëta, duke kërkuar shenjat e mundësisë së jetës, me anë të përdorimit të teleskopit “Kepler”, bën të ditur revista “All About Space”.

Satelitët natyrorë (“hënat”) ekstrasolare (jashtë sistemit diellor) që sillen rreth gjigantëve të gazit, mund të jenë parajsë për jetë. Në një studim të ri, Dr Kipping dhe ekipi i tij do të shikojnë me qindra ekzoplanete për të parë se a kanë ata satelitë natyrorë.

Më pas, ata do të vlerësojnë se sa të ndryshme janë “hënat” në Kashtën e Kumtrit. Shpresohet që, një ditë, të zbulohen ekzo-hënat interesante që ofrojnë kushte për jetë, respektivisht që kanë forma të jetës në vetvete.

(Kosova Sot Online)